Lajme
Obeziteti prek 800 milionë individë në të gjithë botën
Obeziteti është një nga problemet kryesore të shëndetit publik në të gjithë botën, incidenca e të cilit po rritet si në vendet perëndimore, ashtu edhe në vendet me të ardhura të ulëta, me rreth 800 milionë persona mbipeshë.
Pasojat mjekësore vlerësohet të kenë një kosto globale prej një trilion dollarësh deri në vitin 2025 dhe mbipesha e fëmijëve pritet të rritet me 60% gjatë dekadës së ardhshme, duke arritur në 250 milionë individë deri në 2030, sipas disa të dhënave të lëshuara në faqen e internetit “ëorldobesityday.org”, me rastin e Ditës Botërore të Obezitetit, shkruan Ansa, përcjell Albinfo.ch.
“Në kontekstin e pandemisë, personat mbipeshë kanë dy herë më shumë gjasa të shtrohen në spital, nëse rezultojnë pozitivë me COVID-19”, shkruhet në një raport nga Public Health England.
Raporti thekson se si mbipesha e rëndë i vë njerëzit në rrezik më të madh të shtrimit në spital, në njësitë e kujdesit intensiv dhe të vdekjes nga COVID-19, një rrezik ky që rritet ndjeshëm ndërsa rritet indeksi i masës trupore
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI Startup-i austriako-shqiptar Synaps, i fokusuar në dizajnin dhe arkitekturën me inteligjencë artificiale, ka siguruar një investim... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













