Lajme
OBI rikonfirmon apelin për njohjen e Kosovës
Ministrat e Jashtëm të OBI-i, po ashtu riafirmojnë apelin e bërë edhe me Rezolutën paraprake dhe deklaratën finale të liderëve të shteteve anëtare, për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare.
Këshilli i Ministrave të Jashtëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), gjatë takimit vjetor që e ka zhvilluar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, edhe një herë iu ka bërë thirrjen shteteve islamike që të njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
Në takim, siç njofton MPJ në Prishtinë, përveç të tjerave është vlerësuar lartë progresi i vazhdueshëm që po bëhet në forcimin e demokracisë dhe puna e institucioneve të Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit në tërë territorin e Kosovës dhe rajon.
“Në takim u vlerësua edhe marrëveshja e arritur më 19 prill 2013 në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e BE-së, duke i bërë thirrje palëve për implementimin e plotë të saj”, njofton MPJ.
Ministrat e Jashtëm të OBI-i, po ashtu riafirmojnë apelin e bërë edhe me Rezolutën paraprake dhe deklaratën finale të liderëve të shteteve anëtare, për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare.
Po ashtu ministrat e OBI-it, kanë bërë thirrja që të vazhdohet kontributi i vendeve të OBI-it për fuqizimin ekonomik të Republikës së Kosovës.
Para mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të OBI-t, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës, Ekmeleddin Ihsanoglu.
Gjatë takimit, Hoxhaj ka kërkuar nga sekretari Ihsanoglu që OBI të mbaj në agjendë dhe të përkrahë rritjen e numrit të njohjeve për Republikën e Kosovës.
Ministri Hoxhaj me këtë rast ka shprehur mirënjohje për përpjekjet e vazhdueshme të sekretarit Ihsanoglu dhe për mbështetjen e dhënë për Kosovën në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Deri më tani, Kosova është njohur nga 35 prej 57 vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














