Lajme
OBSH: Infektimet janë përgjysmuar që nga fillimi i vitit
Në nivel global, numri i infektimeve nga koronavirusi ka ardhur në rënie për të pestën javë radhazi. Madje që nga fillimi i vitit, sipas OBSH-së, bilanci i përjavshëm i infektimeve pothuajse është përgjysmuar. Lajmin e pohoi vetë numri një i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Rastet javore, tha ai, nga mbi 5 milionë që ishin në periudhën 4-10 janar, kanë zbritur në 2,6 milionë në harkun kohor 8-14 shkurt. Një ditë më parë, OBSH-ja dha autorizimin për përdorimin urgjent të vaksinës së koronavirusit AstraZeneca, një hap që mund t’i lejojë partnerët e agjencisë të dërgojnë miliona doza në vendet e ndryshme të botës, si pjesë e një programi për të zbutur pandeminë.
Leja e OBSH-së për përdorimin e vaksinës AstraZeneca është e dyta që ajo jep pas miratimit prej saj të vaksinës Pfizer-BioNTech në dhjetor. Njoftimi pritet të shoqërohet me fillimin e shpërndarjes së qindra miliona dozave në vendet e regjistruara në nismën COVAX të mbështetur nga OKB-ja, e cila synon vaksinimin e njerëzve më të ekspozuar në botë.
“Vendet që nuk kanë qasje te vaksina, do të jenë më në fund në gjendje të fillojnë të vaksinojnë punonjësit e tyre shëndetësorë dhe popullatat në rrezik”, tha Dr Mariangela Simao, ndihmës-drejtoreshë e përgjithshme e OBSH-së për Barnat dhe Produktet Shëndetësore. Pandemia e koronavirusit ka infektuar rreth 109 milionë njerëz në gjithë botën dhe ka shkaktuar vdekjen e të paktën 2.4 milionë prej tyre.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














