Lajme
OBSH, kundër një izolimi të dytë
Jo rikthim në izolim.
Organizata Botërore e Shëndetësisë në ditën me numrin më të lartë të infektimeve për 24 orë ka dalë me një sugjerim për kujdes më të madh, por jo izolim ty dytë. Për këtë organizat izolimi është e padiskutueshëm, pasi që sipas vlerësimeve të tyre, nuk është zgjidhje, transmeton albinfo.ch.
Teksa raportoi për një rekord të ri rastesh me Covid-19 me rreth 350 mijë e 800 të prekur nga koronavirusi, përfaqësues të OBSH-së u bënë thirrje drejtuesve të shteteve që të rishikojnë masat, por rikthimi në karantinë, sipas tyre, do të ishte shkatërrues për shoqërinë, por edhe për ekonominë e shteteve.
Pavarësisht kësaj thirrjeje, në vendet kryesore të kontinentit të vjetër po ndodh e kundërta.
Qytetet kryesore evropiane po rikthejnë masat kufizuese dhe izolimin.
Franca dhe Spanja janë dy shtetet më në alarm. Për dy javët në vijim, autoritetet në këto vende kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe gjithçka do të varet nga ecuria e pandemisë.
Të parët që janë paralajmëruar janë pronarët e lokaleve dhe restoranteve si dhe subjektet ku zhvillohet aktivitetet sportive, ndërsa shifrat vijojnë të jenë të larta, duket se do të rikthehet karantina.
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet Profesorët e së drejtës paralajmërojnë: edhe bankierët mund të kërkojnë bakshish... -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse -
Doganat gjermane e bëjnë blerjen më të lehtë për zviceranët













