Lajme
OBSH: Mos e luftoni me alkool stresin që po shkakton koronavirusi
Ekspertët evropianë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë paralajmëruar njerëzit që të mos e luftojnë stresin që i shkakton vetëkarantinimi nga koronavirusi me alkool.
Dr. Aiysha Malik, nga departamenti i shëndetit mendor në OBSH, tha: “Ata që nuk kanë varësi, nuk duhet ta menaxhojnë këtë situatë me alkool, pasi gjërat mund të përkeqësohen. Ushqehuni shëndetshëm, stërvituni dhe flini mirë. Strategjia e përballimit të situatës së qëndrimit në shtëpi me alkool dhe duhan mund të çojë në probleme të tjera të shëndetit mendor”.
Ajo po ashtu tha se për të mbrojtur trurin, njerëzit duhet të organizojnë aktivitete fizike në shtëpi, të krijojnë rutina të reja dhe të bëjnë lojëra që mund të luhen në distancë, për të mbajtur lidhjet shoqërore, shkruan Klankosova, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












