Lajme
OBSH paralajmëron mundësinë e sëmundjeve më vdekjeprurëse se koronavirusi

Përgatituni për një sëmundje edhe më vdekjeprurëse se koronavirusi, ka paralajmëruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus u kërkoi vendeve të kryejnë reformat e nevojshme për t’u përgatitur për pandeminë e ardhshme gjatë asamblesë vjetore të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Në nivel global, ka pasur pothuajse shtatë milionë vdekje të shkaktuara nga sëmundja, e cila ende po merr jetë çdo ditë, pasi shkalla e vaksinimit ka rënë.
Ai këmbënguli se COVID-19 është ende një kërcënim, por jo i vetmi që bota mund të përballet, raporton metro.co.uk.
Megjithëse ditët më të errëta të pandemisë kanë mbaruar, Dr Ghebreyesus tha se e ardhmja do të ‘trokasë’.
Pas përfundimit të statusit të urgjencës globale për virusin, ai theksoi se “ne nuk mund ta heqim këtë pengesë prej rrugës. Nëse ne nuk bëjmë ndryshimet që duhen bërë, atëherë kush do t’i bëjë? Dhe nëse nuk i bëjmë tani, atëherë kur? Kur të trokasë pandemia tjetër – dhe do të ndodhë – ne duhet të jemi gati të përgjigjemi me vendosmëri, kolektivisht dhe në mënyrë të barabartë”.
Asambleja vjetore dhjetëditore Botërore e Shëndetit, e cila përkon me 75-vjetorin e OBSH-së, është vendosur të trajtojë sfidat globale të shëndetit, duke përfshirë pandemitë e ardhshme, çrrënjosjen e poliomielitit dhe hapat për të lehtësuar urgjencën shëndetësore të Ukrainës të shkaktuar nga lufta.
194 shtetet anëtare të OBSH-së tani po hartojnë një traktat pandemik, i cili do të miratohet në asamblenë e vitit të ardhshëm.
“Një angazhim nga kjo gjeneratë (për një marrëveshje pandemike) është i rëndësishëm, sepse ky brez e di se sa i tmerrshëm mund të ishte një virus i vogël”, shtoi Ghebreyesus.
Në të njëjtin takim, vendet miratuan një buxhet prej 6.83 miliardë dollarësh për 2024-2025 – një vendim që testoi angazhimet kombëtare për rregullimin e modelit të financimit, i cili shihej si shumë i vogël dhe tepër i varur nga donatorët.
Buxheti përfshin një rritje prej 20 për qind të tarifave të detyrueshme të shteteve anëtare.
E-Diaspora
-
Autorja shqiptare Jetlira Avdiaj pas promovimit të librit të saj i dhuron ato për bibliotekën në Cyrih “Simfonia e fundit” e autores shqiptare Jetlira Avdiaj është promovuar në Cyrih. Me këtë rast autorja...
-
Donis Avdijaj po shkëlqen në Bundesligën austriake
-
Pse qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë nuk lejohen të blejnë armë në Zvicër?
-
Studentët shqiptarë, “diplomacia qytetare” e Kosovës në Zvicër
-
Historia e rritjes së Zidan Tairit në futbollin zviceran
Jeta në Zvicër
-
Vazhdon rritja e vendeve të punës në Zvicër Kompanitë në Zvicër raportuan gjithsej 7,100 (+5.9%) më shumë vende të lira pune se një vit...
-
Gjysma e popullsisë zvicerane nuk ka gjasa të udhëtojë jashtë vendit këtë verë
-
Burrat dhe gratë zvicerane lëvizin në polet e kundërta politike
-
Mushkonja tigër përhapet në kantonin Vaud
-
Gjithçka që ndryshon në Zvicër gjatë qershorit