Koronavirusi: çast pas çasti
OBSH: Për dy javë, në nivel global janë regjistruar dy milionë raste me Covid-19
Një numër rekord prej dy milionë rastesh të reja me Covid-19 janë regjistruar nga 14 deri në 20 shtator (+ 5% krahasuar me javën e mëparshme), por numri i vdekjeve ra me 10%, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Me përjashtim të Afrikës, në të gjitha kontinentet është regjistruar një rritje e rasteve.
Deri më tani, në botë ato janë regjistruar mbi 30,6 milionë raste dhe 950 000 vdekje.
“Kjo është rritja më e madhja javore që kur filloi epidemia”, raportoi OBSH në buletinin e tij
Shifrat e organizatës bazohen në të dhënat zyrtare të vendeve të ndryshme, të cilat megjithatë në shumë raste rrezikojnë të jenë jo të plota.
Sipas OBSH-së, ka rritje më të fortë të viktimave në Europë (+ 27% në javën e kaluar), ndërsa kontinenti amerikan ka përparësinë e rasteve të reja (+ 38%), por regjistron një rënie të ndjeshme të vdekjeve, -22%.
Në Afrikë, epidemia vazhdon të ngadalësohet me -12% të raste të reja, dhe -16% të vdekjeve krahasuar me javën e mëparshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% Përkeqësimi i tregut të punës në Zvicër vazhdoi në fillim të vitit. Numri i anëtarëve të... -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme -
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës













