Lajme
OBSH: Përpjekje për të modifikuar vaksinat kundër variantit Omicron
Organizata Botërore e Shendetësisë (OBSH) deklaroi se po punohet për modifikimin e vaksinave kundër llojit të ri shqetësues të koronavirusit që ka rezultuar në ndalimin e udhëtimeve.
Varianti, i quajtur Omicron dhe i caktuar si një “variant i shqetësimit” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), arriti në Belgjikë, pasi u zbulua në Afrikën e Jugut.
OBSH paralajmëroi se provat paraprake sugjerojnë se varianti ka një rrezik të shtuar të riinfeksionit dhe mund të përhapet më shpejt se llojet e tjera.
Një numër kompanish farmaceutike kanë thënë se po punojnë për të përshtatur vaksinat e tyre në dritën e shfaqjes së Omicron.
Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, tha se kishte “shqetësim të madh ndërkombëtar” për llojin, pasi ndaloi fluturimet nga Afrika e Jugut, Botsvana, Lesoto, Eswatini, Zimbabve dhe Namibia për të kufizuar përhapjen e tij.
Javid u tha deputetëve se ‘’ka shqetësime se varianti mund të jetë më i transmetueshëm, t’i bëjë vaksinat ekzistuese më pak efektive’’.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori













