Shkurt.ch
Oferta për shkollimin profesional, më e madhe se kërkesa
Në ditën e provës, më 31 gusht ndërmarrjet zvicerane ofronin rreth 94500 vende për zanat ndërkohë që 84500 prej tyre janë zënë ndërsa 10 mijë kanë mbetur pa u zënë
Ashtu sikurse edhe në vitet pararendëse, edhe këtë vit, në periudhën nga mesi i prillit deri në fund të gushtit oferta e vendeve për shkollimin profesional (zanatin) sërish është rritur. Diferenca është plus 15.500. Në ditën e provës, më 31 gusht ndërmarrjet zvicerane ofronin rreth 94500 vende për zanat ndërkohë që 84500 prej tyre janë zënë ndërsa 10 mijë kanë mbetur pa u zënë, thuhet në një komunikatë të autoriteteve përkatëse në kuarfrin e Ministrisë së Brendshme.
Sipas të dhënave të para në krahasim me një vit më parë oferta e vendeve për zanat më 31 gusht 2016 ka qenë për 500 më e madhe (vitin e kaluar ishte 94.000). Nisur nga përvojat e viteve të kaluara, ndërmarrjet deri në fund të vitit mund të plotësojnë edhe rreth 3000 vende me nxënës. Më së shumti vende të paplotësuara kanë mbetur në ndërmarrjet përpunuese.
Përgjithësisht gjatë vitit 2016 kanë qenë 144.500 të rinj e të reja në pozitën për t`u përcaktuar për një vend zanati ose shkolle profesionale ndërsa në vitin 2015 kanë qenë 150.500. Prej tyre llogaritet se 73.000 edhe e kanë filluar një shkollim bazik profesional, që janë 5500 më pak se një vit më parë. Pjesa tjetër përbëhet nga të rinjtë të cilët e fillojnë një fazë përgatitore për arsimim profesional ose të rinjtë që si zgjidhje të përkohshme, bëjnë ndonjë gjë tjetër. 9000 të tjerë më 31 gusht 2016 nuk kishin gjetur ende ndonjë zgjidhje.
Barometri i vendeve për zanat publikohet dy herë në vit, në muajin prill dhe në muajin gusht. Për barometrin e gushtit të sivjetëm janë pyetur me telefon 2518 të rinj të moshave 14 deri 20 vjeçare. Po ashtu janë pyetur, me shkrim, 5823 ndërmarrje që punësojnë së paku 2 punëtorë.
E-Diaspora
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë Granit Xhaka pas kualifikimit historik: Tani kemi një qëllim të ri – ta eliminojmë Argjentinën... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë













