Lajme
Oficeri “gay” i BND-së dënohet për shkelje sekreti në Kosovë
Përkthyesit të tij, shtetas i Maqedonisë me të cilin ishte në partneritet homoseksual, i kishte treguar të dhëna sekrete
Një ish epror i Shërbimit Federal Informativ të Gjermanisë (BND) i cili vite më parë ka shërbyer në Kosovë, është dënuar me kusht nga një gjykatë e Munihut, Gjermani.
Dënimi i tij, një vjet e dhjetë muaj me kusht, i është shqiptuar atij për mashtrim dhe shkelje të obligimit për mbajtje të sekreteve të punës. Me këtë vendim, gjykata e Munihut ka zbutur dënimin prej 2 vjet e tre muaj me kusht, që para një viti i ishte shqiptuar nga një gjykatë më e ulët, njofton bild.de.
Oficeri 44 vjeçar i BND-së ka bërë një jetë të dyfishtë gjatë qëndrimit në Kosovë. Ai fajësohet se përkthyesit të tij, një shtetas i Maqedonisë me të cilin ishte në lidhje partneriteti homoseksual, i kishte treguar të dhëna që përbëjnë shkelje të sekretit të shërbimit ku ka punuar.
Veç kësaj, ai i ka paguar pa të drejtë partnerit të tij gjatë viteve 2007-2008 rreth 14 mijë euro.
Përkthyesi, një 30 vjeçar i cili tashmë bashkëjeton hapur me ish oficerin, qe dënuar me kusht për 14 muaj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës Zyra e prokurorit publik në Gjenevë ka planifikuar një operacion në shkallë të gjerë gjatë samitit... -
Si e vendos inteligjenca artificiale të ardhmen e ekonomisë zvicerane? -
Një flotilje e re për Gazën u kap nga Izraeli pranë Qipros, katër zviceranë të arrestuar -
Çfarë rrezikohet në referendumet kantonale zvicerane në qershor? -
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate












