Koronavirusi: çast pas çasti
OKB: 463 milionë fëmijë të privuar nga mësimi për shkak të COVID-19
Pandemia e COVID-19 dhe mbyllja e shkollave janë kthyer në pamundësi për një të tretën e nxënësve në botë, rreth 463 milionë fëmijë, për të përfituar një arsimim, në mungesë të mjeteve për ta bërë këtë virtualisht, sipas një raporti të UNICEF.
“Numri i madh i fëmijëve, për të cilët arsimi është ndërprerë plotësisht përgjatë disa muajve është një emergjencë arsimore globale”, thekson në një komunikatë drejtoresha e Fondit të OKB-së për fëmijët, Henrietta Fore.
“Pasojat mund të ndjehen në ekonomitë dhe shoqëritë në dekadat e ardhshme”, parashikon ajo.
OKB-ja thekson se rreth 1,5 miliardë fëmijë janë prekur në botë nga mbyllja e shkollave dhe kufizimet. Jo të gjithë kanë pasur mundësitë për të ndjekur mësimin në distancë dhe pabarazitë janë të dukshme sipas kontinenteve.
Raporti i UNICEF është i bazuar në të dhënat e marra nga 100 vende dhe mbi aksesin e tyre në internet, televizion apo radio.
“Dhe madje edhe për fëmijët që kanë përfituar nga qasja teknologjike, shkollimi i tyre mund të ketë vuajtur nga kushte jo të favorshme në shtëpi, midis presioneve për të bërë punët, detyrimit për punë ose mungesës së mbështetjes për të përdorur mjete kompjuterike”, thekson UNICEF.
Në nivel global, nxënësit e shkollave të cilëve u është privuar hyrja në shkollim virtual numëruan 67 milionë në Afrikën Lindore dhe Jug, 54 milionë në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, 80 milionë në Paqësorin dhe Afrikën e Jugut. ‘Azia Lindore, 37 milionë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, 147 milionë në Azinë e Jugut, 25 milionë në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore dhe 13 milionë në Amerikën Latine dhe Karaibe, përcjellë albinfo.ch.
Ndërsa disa vende përgatiten për një fillim të ri të vitit shkollor, UNICEF u kërkon qeverive të japin përparësi për rihapjen e sigurt të shkollave kur ata fillojnë të lehtësojnë kufizimet.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër













