Shkurt.ch
OKB: Iniciativat popullore të Zvicrës të respektojnë të drejtën ndërkombëtare
Nënkryetari i komitetit të përmendur, Yuval Shany, me këtë rast është shprehur veçanërisht i brengosur me iniciativën e marrë nga SVP-ja për vetëvendosje, me moton “E drejta zvicerane në vend të gjyqtarëve të huaj”
Zvicra, para se t`i hedhë në votim iniciativat popullore, duhet të shqyrtojë më mirë shkallën e përputhjes së tyre me të Drejtën Ndërkombëtare. Kjo kërkesë del nga ekspertët, anëtarë të Komitetit për të Drejtat e Njeriut në kuadër të OKB-së, në Gjenevë.
Ky komitet është duke shqyrtuar mënyrën se si shtetet anëtare të OKB-së janë duke e respektuar paktin e OKB-së për të drejtat qytetare dhe politike.
Nënkryetari i komitetit të përmendur, Yuval Shany, me këtë rast është shprehur veçanërisht i brengosur me iniciativën e marrë nga SVP-ja për vetëvendosje, me moton “E drejta zvicerane në vend të gjyqtarëve të huaj”.
Zvicra po ashtu duhet të bëjë më tepër kundër racizmit, thuhet në raportin e publikuar. Kështu ajo duhet, veç tjerash ta forcojë mandatin e Komisionit Federal kundër Racizmit.
Ndërkaq, komiteti është shprehur po ashtu i entuziazmuar edhe me zhvillimet pozitive që ka bërë Zvicra që nga testimi i fundit, në vitin 2009. Në to bën pjesë, veç tjerash, themelimi i Komisionit Nacional për Mbrojtje nga Tortura (NKVF).
Komiteti shprehet për një legjislacion më gjithëpërfshirës kundër diskriminimit dhe për barazi në mes të gruas dhe burrit në stafet e ndërmarrjeve publike ose atyre të përfshira nga burra.
Po ashtu komiteti kërkon të rishqyrtohet legjislacioni sa i përket komunitetit të myslimanëve të Zvicrës. Nënkryetari i komitetit, Shany, ka thënë se e brengosin Iniciativat lidhur me mbulimin e fytyrës ose rastet e ndryshme në shkollat e Bazelit.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













