Shkurt.ch
OKB i kërkon Zvicrës forcim të luftës kundër racizmit dhe dhunës familjare
Ndërsa Pascale Baeriswyl, sekretare e shtetit në EDA ka thënë se masat kundër dhunës familjare në Zvicër janë duke u jetësuar dhe niveli i të drejtave të njeriut në Zvicër, marrë në përgjithësi, është i mirë
Zvicra duhet të bëjë më shumë në luftë kundër racizmit dhe kundër dhunës mbi gratë. Këtë e ka kërkuar Këshilli për të Drejtat e Njeriut në kuadrin e OKB-së, në Gjenevë.
Një numër anëtarësh të këtij këshilli kanë shprehur shqetësimin se, sipas tyre, Zvicra nuk merr pjesë në Konventën kundër dhunës familjare mbi gratë.
Nga ana tjetër, Pascale Baeriswyl, sekretare e shtetit në Departamentin Federal për Punë të Jashtme (EDA) ka kundërshtuar, duke thënë se masat kundër dhunës familjare në Zvicër janë duke u jetësuar. Po ashtu edhe niveli i të drejtave të njeriut në Zvicër, marrë në përgjithësi, është i mirë, ka shtuar ajo. Baeriswyl ka përkujtuar se Zvicra i ka zbatuar tashmë shumë rekomandime të bëra nga shtete anëtare të OKB-së.
E-Diaspora
-
Shkolla Shqipe Ostermundigen në Bernë fillon përgatitjet për festën e abetares Shkollat shqipe në Zvicër luajnë rol shumë të rëndësishëm tek fëmijët e mërgimtarëve në shumë dimensione,...
-
Baleti Kombëtar i Kosovës, gati për shfaqjen e parë në Nju-Jork
-
Leonard Danglli, i emëruar në Dekanatin e Fakultetit të Arteve Liberale në Universitetin Yorkville në Toronto
-
Dua Lipa reagon për vrasjet në Gaza
-
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Shkolla Shqipe Ostermundigen në Bernë fillon përgatitjet për festën e abetares Shkollat shqipe në Zvicër luajnë rol shumë të rëndësishëm tek fëmijët e mërgimtarëve në shumë dimensione,...
-
Zvicra kapërcen objektivin ekologjik
-
Konferenca e Paqes për Ukrainën në Zvicër, Zelensky e fton Biden-in
-
Punëtorët ndërkufitarë fitojnë më shumë se ata në Francë
-
Kuota e azilit promovon ndërtimin e banesave të përballueshme në komunat e Cyrihut