Ukraina
OKB: Rreth 18 milionë ukrainas kanë nevojë për ndihmë humanitare
Ukraina po përballet me një emergjencë të të drejtave të njeriut, tha të premten shefi i të drejtave të njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Volker Turk.
“17.7 milionë kanë nevojë për ndihmë humanitare; 9.3 milionë vuajnë nga uria dhe kushtet e këqija të jetesës. 7.4 milionë janë refugjatë dhe 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit”, tha Turk në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
Turk tha se vendi po vuan jo vetëm nga sulmet e vazhdueshme me raketa, por nga infrastruktura e shkatërruar civile.
“Sektori i energjisë është shumë i prekur, sistemi i ngrohjes, rrjeti elektrik, ka njerëz që jetojnë në temperatura nën zero pa ngrohje dhe pa energji elektrike”, tha ai.
Të hënën, Rusia lëshoi një breshëri raketash drejt Ukrainës, duke ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike në disa zona./CNN
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti











