Maqedonia
Olaf Scholz, letër të hapur Shkupit
Scholz letër Shkupit: Pranoni propozimin, duam t’ju kemi në BE
Ne duam që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së. Dua të jem i sinqertë me Ju: Madje edhe pas pranimit të këtij kompromisi, procesi për hyrje në BE nuk do të jetë i lehtë. Do të ketë edhe pengesa të tjera, të cilat do të duhet të tejkalohen, ishte mesazhi i kancelarit gjerman Olaf Shcolz drejtuar krerëve të Shkupit zyrtar, përcjell albinfo.ch.
”Bashkë do t’i tejkalojmë detyrat, të cilat i kemi para. Sepse duam të jeni anëtare e këtij Bashkimi Evropian. Vendi juaj po përballet me miratimin e një vendimi shumë të rëndësishëm pas 17 vjetësh së statusit kandidat për anëtarësim në BE”, shtoi ai.
”Kjo do t’ju sjellë një hap shumë më afër anëtarësimit në BE dhe do të kapërcejë bllokadën. Unë e kuptoj padurimin dhe frustrimin tuaj. Madje edhe më shumë: unë e përjetoj ashtu si ju! U kuptoj kur ju thoni: Neve për një kohë të gjatë na është premtuar shumë. Shumë është kërkuar prej nesh. Unë e kuptoj kur ju keni dyshime, nëse me këtë hap vërtet rruga drejt anëtarësimit për në BE është e hapur”, thuhet në deklaratën e Scholz-it.
“Ne ju duam, të dashura qytetare dhe të dashur qytetarë të Maqedonisë së Veriut si anëtarë të një unioni, në të cilin veçantitë tuaja kulturore dhe tonat, gjuhët tona të ndryshme dhe identitetet tona të mbahen dhe të ruhen. Kjo na bën së bashku të fortë. Ne jemi dhe mbetemi në anën tuaj”, përfundon deklarata e kancelarit.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












