Lajme
Olaf Scholz zgjidhet kancelar i ri Gjermanisë
Bëhet e ditur se sot, më 8 dhjetor, Olaf Scholz do të zgjidhet kancelar i Gjermanisë dhe do të udhëheqë një koalicion të qendrës së majtë, teksa Angela Merkel po tërhiqet nga politika, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se Scholz është 63 vjeç, u zgjodh kancelar me mandat katërvjeçar nga Bundestagu dhe më pas pritet të betohet para presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Kancelari i ri i Gjermanisë udhëhoqi Socialdemokratët (SPD) drejt fitores në zgjedhjet e 26 shtatorit, duke dërguar në opozitë, për herë të parë pas 16 vjetësh, Demokristianët e Merkelit.
Gjatë kohës sa Merkel ishte kancelare, Scholz ka shërbyer në kabinetin e saj në postin e ministrit të Financave dhe atë të zëvendëskancelarit.
Merkle, 67 vjeçe nuk garoi në zgjedhjet e fundit dhe po tërhiqet nga politika pas katër mandateve radhazi si kancelare e Gjermanisë.
Koalicioni qeverisës do të përbëhet nga SPD-ja, ambientalistët e Gjelbër dhe partia pro-biznesit, Demokratët e Lirë.
Pavarësisht dallimeve ideologjike dhe politike, qeveria e re ka për qëllim ka përshpejtojë digjitalizimin, të bëjë ekonominë e gjelbër, të adresojë çështjen e çmimeve të papërballueshme të banimit, të heqë pagën minimale dhe të legalizojë marihuanën.
Qeveria po ashtu planifikon të rishikojë ligjet e migracionit dhe shtetësisë, duke lejuar shtetësinë e dyfishtë dhe për të thjeshtuar procesin e marrjes së pasaportës gjermane. Për më tepër, azilkërkuesit që do të integrohen në shoqëri do t’u jepet mundësia që të qëndrojnë përgjithmonë në Gjermani dhe bashkimi familjar për refugjatët do të zgjerohet.
Sipas marrëveshjes, partnerët e koalicionit planifikojnë të vendosin deri më 2023 rregullin që Gjermania të mos krijojë borxhe të reja.
Lufta kundër pandemisë pritet të dominojë ditët e para të qeverisë, teksa infektimet e reja janë rritur.
“Ne duhet t’ia nisim nga e para teksa do të përballemi me pandeminë – këto janë rrethanat me të cilat do të përballet qeveria e re”, tha Scholz më 6 dhjetor.
Ai mbështet bërjen e detyrueshme të vaksinimit për të gjithë gjermanët prej shkurtit të vitit të ardhshëm, nëse ky ligj kalon në Bundestag. Aktualisht, 68.5 për qind e popullsisë në Gjermani janë të vaksinuar plotësisht./REL
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













