Shqipëria
Opozita e quan ‘antisocial’ projektbuxhetin 2019
Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Grida Duma, e ka cilësuar projekt-buxhetin e vitit 2019 të propozuar nga qeveria si antisocial.
Sipas saj, Shqipëria është e fundit në rajon për pensionet, pasi Buxheti i indekson pensionet me rreth 2%, ndërsa çmimet janë rritur deri në 42%, përcjell albinfo.ch.
“Buxheti antisocial 2019 godet profesionistët me taksim gjobitës në paga, godet më të varfrit në ndihmën ekonomike dhe në pagën minimale, mohon borxhin historik të të përndjekurve politikë dhe favorizon një pakicë shërbyesish të pushtetit. Buxheti i Rilindjes godet më të pamundurit. Nga 103 mijë familje, sot marrin ndihmë ekonomike rreth 80 mijë. Këta dhe të tjerët mbahen peng i një skeme të fshehtë pikësimi për t’i përdorur si peng vote”, ka thënë Duma.
Ndërsa fondin e përcaktuar për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, Duma tha se duhen 3 dekada për të shlyer faturën financiare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













