Kosova
Opozita kërkohet rezolutë e re për dialog me Serbinë
Shumë shpejt pritet të iniciohet një rezolutë e re për vazhdimin e dialogut Kosovës Serbi. Deputetë të opozitës në Kuvend, por edhe shoqëria civile e shohin të domosdoshëm fuqizimin e rolit të Kuvendit në këtë proces
Opozita në Kuvendin e Kosovës por edhe shoqëria civile, kërkon miratimin e një rezolute të re në Kuvendin e Kosovës, për vazhdimin e dialogut me Serbinë, duke kërkuar që për këtë proces ta merr rolin vendimtar Kuvendi e jo presidenti Hashim Thaçi siç e ka deri më tani. Por, këto rezoluta edhe pse janë miratuar në secilën nomenklaturë ligjvënëse, nuk janë respektuar.
Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se ky proces ka degraduar, dhe tani Kuvendi i Kosovës duhet të ketë një rezolutë që do të përcaktojë qartë rrugën ka po shkon Kosova me këtë dialog dhe të përcaktohen afatet kohore.
“Një rezolutë të re ku do të përcaktojë qartë kush është i autorizuar që të vazhdojë me procesin e dialogut, në fakt në atë rezolutë do të duhej të artikulohej qëndrimi se çfarë është bërë deri sot me këtë dialog, cilat janë të mirat që i kanë sjellë Kosovës, a duhet të bëhet një kontroll e marrëveshjeve dhe nivelit të zbatimit dhe me pas të vendoset se si të ecet tutje. Nuk mund ta kemi referencë një rezolutë të vitit 2012 që është shkelur në vazhdimësi dhe të degradohet procesi…”, tha Selmanaj, për RTK.
Ky i fundit nuk e sheh të drejtë përfshirjen e presidentit Thaçi në këtë proces me vetë iniciativë, prandaj, sipas tij, duhet të qartësohet edhe roli i qeverisë dhe i kuvendit në dialog.
Kurse Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se është e domosdoshme të bëhet një vlerësim i procesit të dialogut përmes komisionit hetimor, pasi deri tani marrëveshjet e arritura në dialog vetëm sa e kanë fuqizuar pozicionin e Serbisë përbrenda Kosovës.
“Pra, është tepër e rëndësishme që të bëhet komisioni hetimore, duhet që të mblidhemi patjetër ne subjektet politike përbrenda Kuvendit që ta diskutojmë gjithë këtë proces të dialogut, sepse është tepër problem i madh nëse ne nisemi prapë me qasje të njëjtë, dhe sigurisht që Hashim Thaçi duhet të heqë dorë nga përfaqësimi i Kosovës në këtë proces, ai aty mund ta përfaqësojë vetëm veten, për shkak se askush nuk ia ka dhënë autorizimin për të negociuar me Serbinë në një fazë të re”, tha Haxhiu.
Lëvizja Vetëvendosje, sipas saj, kërkon që dialogu të zhvillohet me serbët e Kosovës dhe jo me Serbinë.
Edhe shoqëria civile konsideron se për fazën e re të dialogut duhet një rezolutë e re.
Jeta Krasniqi, nga KDI tha se edhe kryeministri i vendit ka paralajmëruar se do të vijë me një strategji në Kuvend, ku do të përcaktohet ekipi që do ta udhëheqë këtë dialog, por edhe rritjen e rolit të Kuvendit.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia që nga vitit 2011 negociojnë në Bruksel me ndihmën e BE-së, por rezultatet e këtyre bisedimeve janë shumë pak evidente. Mosmarrëveshjet ndërmjet dy shteteve janë shumë të theksuara dhe tani edhe presidenti Hashim Thaçi po kërkon që ky dialog të ketë një epilog me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Falimenton “Güggeli-Express”, mbyllen të gjitha pikat e shitjes në Cyrih dhe rrethinë Mbyllet kompania e njohur zvicerane “Güggeli-Express”, bosh mbeten 72 pika shitjeje... -
Gjykata i jep të drejtë gruas së cilës iu mohua shtetësia zvicerane për këtë arsye -
Studimi: Cyrihu ndër qytetet më problematike në Evropë për vozitje -
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinave shkakton kaos në trafik














