Kosova
Opozita kritikon shtyerjen e seancës
Opozita thotë se shtyrja po bëhet me qëllim që presidenti të takohet me Vuçiqin.
Drejtuesit e partive opozitare LDK, VV dhe Alternativa kanë kërkuar me ngulm që seanca e Kuvendit, e thirrur nga ta për votimin e rezolutës, më të cilën do t’i pamundësohej presidentit Thaçi që në dialog të bisedojë për shkëmbim të territoreve, të mbahet sot.
Shef i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se shtyrja e seancës së thirrur nga partitë e koalicionit qeverisës po bëhet me qëllimin që Thaçi të takohet me Vuçiqin.
Ai i bëri thirrje Veselit që të thërrasë seancën e opozitës.
“Kjo është kategori kushtetuese, kjo nuk i duron lojërat e Veselit. E ka obligim që ta thërrasë. Kërkojmë pra që sot ta thërrasë”, deklaroi zyrtari i VV-së.
Edhe shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se nuk po kërkojnë diçka që po kanë dëshirë, por diçka që është e rregulluar me Kushtetutë, siç është thirrja e seancës së jashtëzakonshme me 40 nënshkrime.
Ndërkaq, deputetja e pavarur, Mimoza Kusari-Lila, ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi si personin e vetëm që ka prodhuar krizat e deritanishme në Kosovë dhe ka bërë thirrje që Kuvendi t’ia heqë kompetencat për dialog.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa













