Kosova
Opozita në Kosovë e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Dialogun
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës.
Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se kanë kërkuar nga gjykata vendosjen e menjëhershme të masës së parakohshme.
“Këtë fazën siç po quhet fazë finale pa asnjë autorizim nga Kuvendi e ka marr përsipër Presidenti Hashim Thaçi. Në këto kushte çdo Kuvend do të vepronte për ta ndalur atë. Aspak më mirë nuk qëndron koalicioni i pakicës që po e ndihmojnë Hashim Thaçin. Në këtë kaos të qëllimshëm përfshihet edhe i ashtuquajturi Ligj për Dialogun”, ka thënë ajo.
Haxhiu theksoi se ata i aknë kërkuar Gjykatës Kushtetuese vendosjen e një seance dëgjimore. Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj deklaroi se përmes këtij ligji deformohen pushtetet në Kosovë.
Ai tha se Ligji për Dialogun është në kundërshtim të Kushtetutën, sepse shkel shumë nene të Kushtetutës.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë













