Kosova
Opozitarja bjelloruse merr Kosovën si shembull të lirisë dhe prosperitetit
Opozitarja bjelloruse merr Kosovën si shembull të lirisë dhe prosperitetit: Rrugëtim i këtij shteti i jashtëzakonshëm
Opozitarja bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, ka vlerësuar Kosovën si shembull të lirisë dhe prosperitetit, duke e cilësuar rrugëtimin e saj si të jashtëzakonshëm. Ajo këtë vlerësim e bëri pas një takimi me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Tsikhanouskaya njoftoi për takimin përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter), ku theksoi rëndësinë e përvojës së Kosovës dhe mbështetjen që ky shtet ka dhënë për popullin e Bjellorusisë.
“Rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Kosovës tregon se si guximi, qëndrueshmëria dhe solidariteti ndërkombëtar mund të çojnë drejt lirisë dhe prosperitetit. Ne e vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës për popullin e Bjellorusisë”, ka shkruar Tsikhanouskaya.
Sviatlana Tsikhanouskaya është figura kryesore e opozitës bjelloruse dhe udhëheqësja simbolike e rezistencës kundër regjimit të presidentit Aleksandër Lukashenko. Ajo u bë e njohur ndërkombëtarisht gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, pasi bashkëshorti i saj, Siarhei Tsikhanouski, u arrestua dhe iu ndalua kandidimi.
Zgjedhjet e vitit 2020 u konsideruan të manipuluara nga vëzhguesit ndërkombëtarë, duke nxitur protesta masive në mbarë Bjellorusinë. Pas këtyre zhvillimeve, Tsikhanouskaya u detyrua të largohej nga vendi dhe që atëherë vepron nga mërgimi, duke përfaqësuar opozitën bjelloruse në arenën ndërkombëtare.
Ndryshe, pavarësisht vlerësimeve të shprehura, Bjellorusia zyrtarisht nuk e njeh shtetin e Kosovës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës Në Davos të Zvicrës, nga 19 deri më 22 janar, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror,... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’ -
Davos
Raporti Kosovë – SHBA tërheq vëmendjen e mediave zvicerane në Davos
Jeta në Zvicër
-
Objektivat klimatike në rrezik: Banorët e Cyrihut fluturojnë shumë Banorët e Cyrihut fluturojnë mesatarisht më shumë se 10,000 kilometra në vit. Kjo do të thotë... -
Aksidentet bujqësore në Zvicër shkaktuan 22 vdekje në vitin 2025 -
Nestlé përballet me hetim penal në Bordeaux pas vdekjes së foshnjës -
Normat e interesit në llogaritë e kursimit në Zvicër vazhdojnë të bien -
Sekuestrime rekord droge në Aeroportin e Cyrihut










