Lajme
Zvicër: Ora që u shit për 31 milionë dollarë
Ora Patek Philippe Grandmaster Chime 6300A-010, është e vetmja në llojin e saj që do të bëhet me çelik inoks

Gjatë një ankandi të realizuar në Gjenevë të Zvicrës, ora e dorës e kompanisë prestigjioze Patek Philippe arriti të shitej për plot 31 milionë dollarë, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të Rolex Daytona prej 17.7 milionë dollarësh.
Patek u shit si pjesë e ankandit “Only Watch” në Gjenevë, të mbajtur nga Christie për të mbledhur fonde të destinuara për hulumtimet mbi distrofinë muskulare të Duchenne.
Për këtë event, prodhuesit e orëve më të mëdhenj në botë, përfshirë Patek, Audemars Piguet dhe F.P. Journe, krijuan dhe dhuruan një orë të një lloji të veçantë dhe unik, transmeton Scan.
Fakti që shitja ishte për bamirësi, ndihmoi në rritjen e çmimeve të ofertave, sipas specialistëve të ankandit, përcjell albinfo.ch.
Ora Patek Philippe Grandmaster Chime 6300A-010, është e vetmja në llojin e saj që do të bëhet me çelik inoks.
Ajo përmban 20 komplikacione, tinguj ‘grande’ dhe ‘petite’, një përsëritje minutash, një kalendar të përhershëm me një ekran katërshifror të vitit, dy zona kohe dhe nënndarjen 24-orëshe dhe minutëshe. Blerësi i orës nuk është identifikuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Motrat mjeke të specializuara në diasporë, konferencë mjekësore në Prishtinë Dy motrat, Aurora dhe Elona Meta kanë zgjedhur Gjermanin për të ushtruar profesionin e tyre dhe...
-
LSHKSH “Aleksandër Moisiu” në Austri, mbajti kuvendin e dytë zgjedhor
-
VIDEO
Linda tregon rrugëtimin nga Kosova në SHBA
-
Mërgimtari nga Anglia investoi në Kosovë, por i pakënaqur me kushtet
-
Diaspora shqiptare në Australi, mbi 255 mijë dollarë për viktimat e tërmetit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shtëpitë, në vendet periferike, po mbesin bosh Numri i banesave të lira në Zvicër është rritur nga 56.518 në 2016, në mbi 75,000...
-
Francezët duan paga sa zviceranët
-
Shoqata ‘Sharri’ shënon Ditën e Flamurit -Fotolajm
-
Ekonomia e Zvicrës, pa rritje vitin e ardhshëm
-
Ky kanton zviceran miraton pagën minimale