Lajme
Paralajmërohet rënie e solidaritetit për refugjatët ukrainas
Një grup i shoqërisë civile thotë se solidariteti për refugjatët nga Ukraina në Zvicër po pakësohet më shumë se një vit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, përcjell albinfo.ch.
Familjet pritëse zvicerane gjithnjë e më shumë i nxisin mysafirët e tyre që të gjejnë strehimin e tyre dhe gatishmëria për të ofruar mbështetje dhe donacione vullnetare po pakësohet,tha Julia Peters, presidente e fondacionit të bamirësisë Miqtë e Mirë për Ukrainën.
Ndryshimi i humorit është i dukshëm edhe në komentet e lexuesve për artikujt e gazetave për gratë ukrainase. Njerëzit thonë se [ukrainasve] u jepet trajtim preferencial”, tha ajo për gazetën SonntagsZeitung.
“Kam përshtypjen se zviceranët po e humbin durimin,” tha ajo. Por shumë njerëz nuk e kuptojnë se refugjatët nuk mund të kthehen thjesht në Ukrainë dhe lufta nuk do të përfundojë shpejt, sipas Peters.
Gati 80,000 refugjatë nga Ukraina kanë ikur në Zvicër dhe shumica e tyre kanë marrë një status të veçantë ligjor.
Në një moment gjatë 12 muajve të fundit, rreth 25,000 refugjatë u vendosën nga individë privatë.
Të tjerët jetojnë në qendra të vendosura nga autoritetet lokale, ku ushtria ofron mbështetje logjistike dhe personel shtesë, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












