Lajme

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Zvicër

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Casino Bern, me një mbrëmje gala nën drejtimin e dirigjentit Antoine Marguier

Bëhet e ditur se, në kuadër të festimeve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Casino Bern, me një mbrëmje gala nën drejtimin e dirigjentit Antoine Marguier, shkruan albinfo.ch.

Me vepra nga disa prej kompozitorëve shqiptarë të Kosovës të shekullit XX dhe XXI, deri te disa nga perlat e literaturës klasike botërore, si dhe me pjesëmarrjen e sopranos Besa Llugiqi dhe saksofonistit Vitaly Vatulya, ky koncert do të jetë një përjetim i veçantë.

Koncerti do të mbahet më 13 mars (e mërkurë), duke filluar nga ora 19:30 në adresën CASINO BERN, Casinoplatz 13011 Bern./Albinfo.ch