Kosova
Osmani, e bindur që koalicioni me VV-në do të bëhet
Prandaj, sipas saj, komunikimi i vazhdueshëm mes dy subjekteve politike asnjëherë nuk është ndalur
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre ka thënë për T7 se është aktive në negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje për formim të koalicionit qeverisës.
Një fotografi u përhap shumë nëpër rrjete sociale, të premten. Në të shtrohet një pyetje se ku është kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre të vendit.
E, kësaj pyetjeje, i është përgjigjur vetë Vjosa Osmani.
Kohëve të fundit në pah dolën edhe shumë deklarata për zbehje të rolit të Vjosa Osmanit brenda LDK-së.
Por, sipas saj, gjithë këto deklarata kanë vetëm një qëllim.
Osmani për T7 ka deklaruar se është e përfshirë në çdo detaj të dy palëve për mundësinë e krijimit të një koalicioni qeverisës.
Nënkryetarja e LDK-së arsyeton pozicionin e kësaj partie karshi diskutimit për postin e presidentin me partinë që e drejton Albin Kurti, Lëvizjen Vetëvendosje.
Gruaja më e votuar ndonjëherë në Kosovë thotë se nuk ka fort rëndësi se kush, cilën ministri merr. Për të, dymbëdhjetë ministritë janë të rëndësishme.
Ndërkohë, ajo shprehet e bindur se koalicioni VV-LDK do të ndodhë.
Prandaj, sipas saj, komunikimi i vazhdueshëm mes dy subjekteve politike asnjëherë nuk është ndalur, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me... -
Edicioni i katërt i “Tri Net Film Fest”: Mes modestisë së sallës dhe fuqisë së ekranit -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Rruga hekurudhore Montreux-Aigle e mbyllur, qindra persona bllokuar Linja hekurudhore e Zvicrës (SBB/CFF) midis Montreux dhe Aigle është e mbyllur, duke lënë qindra persona... -
St. Gallen nis projektin pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër











