Kosova
Osmani: Hegjemonia e Rusisë nuk do të ketë sukses
Për sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova qëndron pranë Ukrainës dhe njerëzve të saj.
“Kosova qëndron me Ukrainën dhe njerëzit e saj, teksa po përballen me pasojat e një lufte të paprovokuar si rezultat i veprimeve të agresionit nga Rusia”, ka shkruar presidentja Osmani.
Në reagim ajo ka nënvizuar edhe se do të bashkëpunojnë me aleatët për të ndaluar çdo destabilizim në rajon. Madje, ajo thekson se hegjemonia e Rusisë nuk do të ketë sukses dhe se liria e demokracia do të mbizotërojnë.
“Ne do të bashkëpunojmë me aleatët tanë për të ndaluar çdo destabilizim në rajonin tonë. Hegjemonia e Rusisë nuk do të ketë sukses. Liria dhe demokracia do të mbizotërojnë”, ka përfunduar Osmani.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41











