Kosova
Osmani: LDK e VV assesi s’do të dialogojnë me Serbinë për territore
Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se qëndrimi kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve është pika ku bashkohen LDK e VV.
Po ashtu, Osmani ka thënë se koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje duhet të bëhet me partneritet në mes të të barabartëve.
Sipas saj, asnjëra palë nuk mund të sillet si fituese absolute dhe ta trajtojë palën tjetër si një aksesore.
Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se pika e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje është se janë kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve të Kosovës dhe për këtë kanë 2 vjet që kanë qëndrime kundër kësaj ideje.
”Ne [LDK] dhe Vetëvendosje kemi dalë për dy vjet rresht kundër idesë së rrezikshme të ndarjes, apo edhe shkëmbimit të territoreve, ide kjo e vjetër ruso-serbe që për fat të keq kohët e fundit kishte gjetur aleatë edhe në Kosovë”.
”Ide të tilla që kontestojnë kufijtë e Kosovës ne në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të jenë pjesë e dialogut”, u shpreh Osmani.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













