Kosova
Osmani nga veriu i Kosovës: Nëse është nevoja do të mbrohet sërish çdo cep i Republikës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe pranë varrit të Isa Boletinit në fshatin Kelment të komunës së Zvecanit, në veri të Kosovës.
Nga Kulla e Isa Boletinit në veri ka thënë se nga ky vend nëse është nevoja do të mbrohet çdo cep i territorit të Kosovës.
“Sakrifica e shqiptarëve të Kosovës edhe në vitin 1912 ka qenë jashtëzakonisht e madhe. E nderojmë pikërisht këtu në kullën e tij, Kullën e Isa Boletinit ku është mbrojtur çdo cep i Republikës së Kosovës dhe nga ku nëse është nevoja do të mbrohet sërish çdo cep i Republikës së Kosovës. Pikërisht ky varri i Isa Boletinit në veri të vendit të vendit dhe kjo kullë dëshmon se shqiptarët kanë qenë këtu ‘dem baba dem’ dhe shqiptarët do të vazhdojnë të jenë këtu përgjithmonë”, tha ajo, përcjell albinfo.ch.
Homazhe pranë varrit të heroit Isa Boletini bëri edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Pavarësia shqiptare e 28 Nëntorit të vitit 1912 është e pakonceptueshme pa Kosovën. Kosova kishte kontribut ekzistencial për shpalljen e asaj pavarësie. Për të garantuar se ajo ishte shpallje e pavarësisë për të gjithë shqiptarët duke përfshirë edhe Kosovën, aty ishte edhe Isa Boletini për të garantuar këtë koncept. Ai jo vetëm që nënshkroi me ngjyrë pavarësinë e të gjithë shqiptarëve, por edhe me kontributin e tij dhe gjakun e tij me të gjithë ata dëshmorë nga Kosova të cilët ranë që shqiptarët të kishin shtetin e tyre. Në anën tjetër edhe pavarësia e Kosovës e 17 shkurtit është e pakonceptueshme pa kontributin e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata”, theksoi Konjufca, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër Mijëra stacione karikimi për makina elektrike të aksesueshme publikisht mund të gjenden në të gjithë Zvicrën.... -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra













