Lajme
Osmani takon Grubin: Mërgata t’i përgjigjet masivisht regjistrimit të popullsisë
U.d. së presidentes, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Sipas komunikatës nga Presidenca, të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar raportet e mirë ndërfqinjësore dhe kanë shprehur përkushtimin që ato të avancohen edhe më tej.
Grubi ka uruar u.d. presidenten Osmani për suksesin në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai e ka njoftuar zonjën Osmani për ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut dhe ka potencuar rëndësinë e përfshirjes sa më të madhe të mërgatës shqiptare.
Në këtë kontekst Osmani kë mbështetur këtë proces, duke kërkuar nga mërgata që t`i përgjigjet masivisht regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut. Sipas saj, përtej aspektit statistikor, ky regjistrim do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave qytetare të shqiptarëve.
Në takim u diskutua edhe për sfidat në menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe përpjekjeve të të dy shteteve për sigurimin e vaksinave anticovid.
U përmend se ndërmjet të të dy shteteve deri tashti ekzistojnë 19 draft marrëveshje, të cilat do të mund të shqyrtohen me krijimin e institucioneve të reja në Kosovë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













