Futboll
Ozil ndërpren kontratën me Basaksehir, raportohet se i ka dhënë fund karrierës

Mesut Ozil duket se i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist, kështu së paku kanë njoftuar mediat e ndryshme turke.
Mesfushori gjerman në verën e vitit të kaluar vendosi të largohet nga Fenerbahce për t’iu bashkuar skuadrës tjetër nga Stambolli, Basaksehir.
Por gazetari turk, Yakup Cinar, nga gazeta Fanatik, ka raportuar se Ozil ka ndërprerë kontratën me klubin e tij aktual.
Gjithnjë sipas Cinar, Ozil u ka thënë bashkëlojtarëve të tij dhe drejtuesve të klubit se ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij në moshën 34-vjeçare.
Deri më tani Ozil nuk ka pasur asnjë deklaratë apo ndonjë postim në rrjetet sociale, por një gjë të tillë ai pritet ta bëjë gjatë ditëve të ardhshme.
Ozil e ka nisur karrierën në shtetin ku lindi në Gjermani te skuadra e Schalke 04, para se të luante edhe për Werderin në Bundesliga.
Ndërkohë iu bashkua Real Madridit në vitin 2010 dhe pastaj Arsenalit më 2013, ku qëndroi për tetë vjet.
34-vjeçari gjatë karrierës së tij ka fituar një titull kampioni me Realin, një Kupë dhe një Superkupë të Spanjës.
E-Diaspora
-
Një grua 56-vjeçare shqiptare është vrarë me thikë nga burri i saj në Itali Vrasje në familjen shqiptare në Itali...
-
Mërgata shqiptare në SHBA, e gatshme për të ndihmuar Kosovën
-
Inxhinierja Bertila Bruka, pjesë e projektit për të rinj STEM
-
Valle e këngë tradicionale shqipe në koncertin artistik në Gjenevë
-
Ndahet nga jeta artisti Mentor Ejupi, Toro
Jeta në Zvicër
-
Cilat kantone në Zvicër nuk preferohen nga të huajt? Në vitin 2021, 26 për qind e popullsisë rezidente të përhershme në Zvicër ishin të huaj,...
-
5 profesionet që mund t’i bësh në Zvicër pa trajnime e përvojë paraprake
-
Kundërshtohet ndërtimi i marinës në Liqenin e Luzern-it
-
Edhe një i arrestuar për mashtrim në Cyrih
-
Si do ta stabilizojë Zvicra gjendjen me mungesën e barnave?