Kosova
Pacolli uron shtetin helvetik në 727-të vjetorin e themelimit
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, u ka dërguar një telegram urimi përfaqësuesve të shtetit zviceran me rastin e përvjetorit të 727-të të themelimit të Konfederatës zvicerane dhe 127 vjetorit të Ditës Kombëtare, transmeton albinfo.ch.
“Ka shumë arsye, që 1 Gushti, Dita Kombëtare e shtetit helvetik të festohet gjithandej edhe në Kosovë. Nga zhvillimi i marrëdhënieve të shkëlqyeshme në nivel ndër-shtetëror, lidhjet e fuqishme në mes dy popujve tanë e deri tek rritja gjithnjë e më madhe e bashkëpunimit ekonomik, investimeve reciproke, atij kulturor, sportiv dhe fushave të tjera. Shteti helvetik ishte adresa e parë e kosovarëve në kohët më të vështira për popullin tonë”, ka thënë Pacolli.
Ministri ka falënderuar këtë shtet për pritjen e shumë refugjatë gjatë luftës në Kosovë si dhe ndihmën që ka dhënë në ri-ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.
“Zvicra ishte shteti i parë që përmendi dhe propozoi zyrtarisht në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara Pavarësinë si zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën. Ne, do t’ju jemi përgjithmonë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për popullin dhe vendin tonë dhe shfrytëzojmë këtë rast të ditës Tuaj Kombëtare për t’ju dëshiruar paqe të qëndrueshme, siguri afatgjate dhe prosperitet të vazhdueshëm për popullin dhe vendin Tuaj”, ka thënë kryediplomati kosovar, Pacolli.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?