Ekonomi
Paga e ulët, ja renditja e shteteve evropiane
Instituti Evropian i Statistikës konsideron me pagë të ulët, ata që fitojnë më pak se dy të tretat e pagës mesatare bruto në muaj
Shqipëria renditet ende si një vend ku papunësia është në nivele të larta në raport me vendet e tjera Evropës, por edhe ata që punojnë, në shumicën e tyre, marrin paga minimale.
Në vitin 2018, Shqipëria ishte e para ndër vendet evropiane që kishte më shumë se 23% të totalit të të punësuarve që marrin pagë të ulët, sipas përllogaritjes së Eurostat.
Instituti Evropian i Statistikës konsideron me pagë të ulët, ata që fitojnë më pak se dy të tretat e pagës mesatare bruto në muaj.
Në vendet e BE-së më 2018 u përllogarit se 15.3% e të punësuarve kishin pagat të ulëta, ndërsa në Shqipëri, kjo kategori është 8 pikë përqindje më e lartë, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
Në kategoritë e pagave të ulëta përfshihen kryesisht gratë dhe peronat me arsim të ulët. Kjo është njëlloj e vlefshme si për Shqipërinë, ashtu edhe Evropën.
Numri më i madh i punonjësve me pagë të ulët ndodhet në Shqipëri dhe në vendet baltike, në të kundërt, pjesa më e vogël e punonjësve me pagë të ulët është në Suedi dhe në vendet nordike.
Përqindja e punonjësve me pagë të ulët ndryshon ndjeshëm midis vendeve anëtare në 2018. Numri më i madh u vu re në Shqipëri me 23.02%, Letoni (23.5%), ndjekur nga Lituania (22.3%), Estonia (22.0%), Polonia (21.9%) dhe Bullgaria (21.4%).
Në të kundërt, më pak se 10% e të punësuarve kishin pagë të ulët në Suedi (3.6%), Portugali (4.0%), Finlandë (5.0%), Itali (8.5%), Francë (8.6%) dhe Danimarkë (8.7%) . Sa i përket shpërndarjes sipas grupmoshës, personat me paga të ulëta përbënin më shumë se një të katërtën (26.3%) të punonjësve të moshës më pak se 30 vjeç.
Sa më i ulët të jetë niveli i arsimimit të një personi, aq më të larta janë gjasat për të përfituar një pagë e ulët. Më shumë se një e katërta (27.1%) e të punësuarve në BE me nivel të ulët arsimimi ishin me pagë të ulët. Përqindja e punonjësve me pagë të ulët nis e zvogëlohet me rritjen e nivelit arsimor, teksa shihet se pagat e ulëta përfitoheshin vetëm nga 4.6% e të punësuarve me arsim të lartë.
Pjesa më e madhe e personave me pagë të ulët punojnë në sektorin e ushqimit dhe akomodimit.
Në vitin 2018, përqindja e personave me pagë të ulët të regjistruar në BE ishte më e larta 39.0% në aktivitetet, “Akomodimi dhe veprimtaritë e shërbimit ushqimor”, e ndjekur nga 33.3% nga “Aktivitetet e shërbimit administrativ dhe mbështetës”.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Finlandë
Hana Orllati kalon fazën e dueleve në “The Voice of Finland” Pas një performance të fuqishme me këngën e Celine Dion, talentja nga Kosova vazhdon garën në... -
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve












