Kosova
Pagat e vogla në Kosovë
Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte në sektorin e ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat
Përkundër se statistikat thonë se ka rritje të pagave, qytetarët shprehen se pagat që i marrin, nuk i përmbushin nevojat e familjeve të tyre.
Brenda katër vjetësh, paga mesatare bruto në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ka shënuar rritje për 20 për qind. Në vitin 2012, paga mesatare bruto në Kosovë sipas ASK-së ishte 431 euro, derisa në vitin 2016 ishte 519 euro që paraqet një rritje prej 88 eurosh.
Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte në sektorin e ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat.
Qytetarë të anketuar nga “Radio Evropa e Lirë” thonë se pagat që ata marrin, nuk i përmbushin nevojat e familjeve të tyre, përcjell albinfo.ch.
Idriz Ahmeti thotë se me të ardhurat mujore prej rreth 400 eurosh sa ai merr, nuk arrin t’i përmbushë nevojat e familjes së tij katëranëtarëshe.
Ngjashëm shprehet edhe Safet Mejzini: “Me pagën që unë marr, e me të cilën e mbaj vetëm veten, nuk arrijë t’i përmbushi të gjitha nevojat që ka një person. Çmimet në tregun e Kosovës janë të larta”.
Përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se në bazë të hulumtimeve që ata kanë bërë, pagën mesatare në Kosovë e kanë rritur pagat e larta të zyrtarëve në institucionet e Kosovës, që marrin rrogë deri në 5000 euro.
Te paga mesatare bruto në Kosovë nga 9 vende, që janë marrë si mostër (Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës, Bullgarisë, Rumanisë dhe Moldavisë), Kosova pozicionohet e katërta për nga lartësia e pagave.
Paga mesatare bruto më e larta është në Malin e Zi me 751 euro, derisa më e ulëta është në Moldavi me 271 euro.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












