Shëndetësi
Pagat e punëtorëve shëndetësorë me Ligjin e ri të pagave
Në projektligjin për paga, në bazë të koeficientit, pagat më të larta do të jenë për Mjekët Specialist, të cilët janë klasifikuar me koeficient 5.
Paga e tyre nga 659 euro do të rritet në 1195 euro.
Ndërsa koeficientin më të ulët e kanë kategoria e tret e infermierëve mamive dhe teknikëve mjekësor, të cilët janë klasifikuar me koeficient 1.7.
Megjithatë, greva nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, u ndërpre pas një marrëveshje të arritur me Ministrinë e Shëndetësisë.
Por, me këtë marrëveshje të arritur nuk u pajtuan kirurgët të cilët po vazhdojnë të mbajnë grevë, edhe pse në Projektligjin për paga ata janë klasifikuar me koeficientin më të lartë në Sektorin e Shëndetësisë.
Mjekët specialistë janë klasifikuar me koeficient 5. Paga aktuale e tyre është 659 euro në muaj, ndërsa me miratimin e projektligjit, paga e tyre pritet të bëhet 1195 euro.
Pas Specialistëve Shëndetësorë, me koeficient më të lartë renditen Drejtuesit e Lartë në Institucionet shëndetësore me koeficient 4.8, të cilët pritet të marrin pagë 1147 euro në muaj.
Ndërsa, Drejtorët e klinikave dhe QKMF-ve, janë klasifikuar me koeficient 4.7 që i bie të kenë pagë 1123 euro, raporton “RTV Dukagjini”, përcjell Albinfo.ch.
Për Mjekët Specialistë të Mjekësisë Familjare koeficienti është përcaktuar 4.5. Paga aktuale e tyre është 565 euro, ndërsa me miratimin e ligjit, paga e tyre pritet të rriten në 1075 euro.
Ndërkaq, për Psikologët Klinik dhe Farmacistët, koeficienti është 3.4, paga e tyre do të jetë 812 euro.
Koeficient më i ulët është paraparë për infermierët, mami dhe teknikët mjekësorë. Në bazë të kategorive në të cilat klasifikohen sipas shkollimit dhe përvojës së punës, në kategorinë e parë Infermierët, mamitë dhe teknikët mjekësor, janë klasifikuar me koeficient 2.2 dhe paga e tyre nga 469 do të bëhet 525 euro.
Kategoria e dytë e tyre është klasifikuar me koeficient 1.9 dhe paga e tyre pritet të bëhet 454 euro. Ndërsa kategoria e tretë ka koeficient 1.7 që i bie të kenë pagë 406 euro në muaj.
Megjithatë, para votimit të këtij projektligji, nga Ministria e Shëndetësisë është thënë se mund të ketë edhe ndryshime të koeficientit në kategori të ndryshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













