Bota
Pagesa e gatshme nuk i motivoi finlandezët të gjejnë punë
Dhënia e të ardhurave bazë personave të papunë në Finlandë nuk i ka shtyrë ata të gjejnë punë, zbulon një hulumtim.
Nga janari i vitit 2017 deri në dhjetor të vitit 2018, 2,000 finlandezë të papunë kanë marrë një pagesë mujore prej 560 eurosh, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi ka qenë që të shihet nëse siguria e garantuar do t’i shtyjë njerëzit të gjejnë punë.
Derisa nivelet e punësimit nuk janë përmirësuar, pjesëmarrësit në hulumtim kanë thënë se janë ndier më të lumtur dhe më pak të stresuar.
Kur e ka nisur këtë hulumtim në vitin 2017, Finlanda ka qenë vendi i parë evropian që do të testonte idenë e të ardhurave të pakushtëzuara bazë.
Hulumtimi është udhëhequr nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, një agjenci e Qeverisë finlandeze, dhe ka përfshirë 2,000 njerëz.
Ai ka tërhequr menjëherë interes ndërkombëtar, por rezultatet kanë ngritur pyetje rreth efektivitetit të këtyre skemave.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














