Sport
Pajtim Kasami, kampion në Greqi
Ende pa përfunduar kampionati në Greqi, skuadra e Olimpiakosit, ku luan edhe Pajtim Kasami, është shpallur kampion. Lojtari shqiptar i përfaqësueses zvicerane ndihet i lumtur për titullin që skuadra e tij e fitoi për të 42-tën herë. “Secili futbollist luan për të fituar tituj. Për karrierën e futbollistëve këto suksese janë shumë të rëndësishme”, ka thënë ai për mediat zvicerane, raporton albinfo.ch.
Por ky titull nuk është i vetmi synim që ka Kasami dhe ekipi i tij. “Ne kemi edhe tri ndeshje në kampionat dhe dy ndeshje për kupën e Greqisë. Duam ta fitojmë edhe këtë titull”, ka thënë 22-vjeçari nga Struga, i cili edhe vitin e ardhshëm së bashku me ekipin do të garojë në Ligën kampionale të Evropës. “Të konkurrosh me ekipet dhe lojtarët më të mirë të Evropës për një lojtar zviceran është gjithmonë diçka e veçantë”, thotë ai.
Sa i përket spekulimeve të tij për të kaluar në sezonin e ardhshëm në ligën angleze ose italiane, Kasami nuk dëshiron të flasë. ”Unë jam i koncentruar këtu në punën time. Për pjesën tjetër të menaxhimit, mund të përgjigjet menaxheri im, Mino Raiola”, shprehet Pajtim Kasami.
Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme Në zona të caktuara, rreziku i rënies së shkëmbinjve po rritet dhe disa pjesë të terrenit... -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit
















