Pajtim për revizionin e ligjit mbi pensionet invalidore
Objektiv i revizionit është integrimi i 17`000 pensionistëve invalidorë në punë dhe shkarkimi i arkës pensionale për 500 milionë euro
Dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës kanë marrë qëndrim të përbashkët lidhur me revizionin e 6 të ligjit mbi pensionet invalidore. Me këtë veprim, ato kanë mënjanuar dallimet e fundit që kanë ekzistuar në mes tyre në këtë fushë.
Parlamenti me këtë rast ka vendosur të mos themelojë komisione speciale për ndihmë pensionistëve invalidorë gjatë kërkimit të punës. Një gjë e tillë është hedhur poshtë, në veçanti nga shumica e djathtë, për të mos krijuar burokraci shtesë, në vend se vende të reja pune.
Objektiv i revizionit është integrimi i 17`000 pensionistëve invalidorë në tregun e punës. Kjo do të shkarkonte arkën e pensioneve invalidore për 500 milionë franga.
Veç kësaj, revizioni synon rishikimin e pensioneve invalidore me bazë lëndimin e çafës dhe dhembjet me shkak të paqartë.
Shoqatat e personave me aftësi të kufizuara po shqyrtojnë mundësinë e organizimit të një referendumi kundër revizionit të ligjit mbi pensionet invalidore.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












