CH-Ballkani
Pakujdesia e mjekëve, nënës i lindë fëmija në korridor
Foshnja e porsalindur kishte rënë mbi pllaka duke pësuar lëndime serioze me të ardhur në jetë nga neglizhenca e stafit mjekësor. Në QKUK thonë se rasti po hetohet
Një neglizhencë dhe pakujdesi e mjekëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, respektivisht në Klinikën e Gjinekologjisë, ia prishi gëzimin një nëne të re kosovare e cila fëmijën e saj e ka lindur në korridor, në mes pllakave të mermerta, dhe jo sallën e operacioneve sikurse lindin nënat tjera.
Vahide Tasholli nga Ferizaj po përjetonte dhimbjet e fundit të lindjes, por asnjë mjek nuk ishte i pranishëm në sallë të lindjes. Foshnja e porsalindur kishte rënë mbi pllaka duke pësuar lëndime serioze me të ardhur në jetë nga neglizhenca e stafit mjekësor. Kështu tregojnë burime të besueshme brenda QKUK-së, citon “Indeksonline” i cili ka vizituar për së afërmi nënën e cila nuk nxori zë prej goje pos kësaj fjale.
“Qaty kenë motrat… Me kanë që ishin kujdes bash qashtu s’ish ra”, ishin fjalët e vetme që nëna ka zgjedhur t’i thotë me gjithë frikën që ka për gjendjen e djalit të porsalindur.
Ndërkohë, në anën tjetër babai i foshnjës ka zgjedhur të jetë më i zëshëm në këtë rast. Ai e ka konfirmuar ngjarjen duke treguar se foshnja ka pasur gjakderdhje prej atij momenti. Derisa ka treguar se i është ofruar edhe gjak për të tejkaluar gjendjen e tmerrshme.
“Fakt është që u ra, mirëpo pa marr rezultat unë nuk po guxoj me dhanë kurrfarë interviste. Se është ky rast që ka ndodh. Bebja është gjallë ama tjetër send nuk mundem me dit. Ka gjakderdhje. Tash janë t’u e përcjell a po i ndalet gjakderdhja. Ngjarja është e vërtetë. Gjendjen po thonë jem t’u e këqyrë…mbrëmë i kanë dhanë gjak se ka pas nevojë për gjak. Po tutemi për shkak të bebes”, flet plot mllef prindi i foshnjës që nuk do ta zbuloj identitetin.
Në Klinikën e Gjinekologjisë, nuk pranojnë të flasin për rastin.
Myrvete Paçarada, drejtoreshë në Klinikën e Gjinekologjisë, konfirmon se janë duke hulumtuar rastin, ndërsa mundohet të i ik kësaj përgjegjësie me arsyetimin se ka qenë në pushim. Derisa ajo konfirmon se po e hetojnë dokumentacionin, duket se shpejt t’i ketë rënë pishman për këtë deklaratë, pasi kur pyetet se a është në dijeni për rastin, përgjigjet se nuk është në kurrfarë dijenie.
“Unë nuk mundem me iu dhanë një sqarim se edhe ne jemi tu e hulumtu dokumentacionin. Unë jam në pushim mjekësor nuk kam qenë në punë këto ditë. Tek kur dal në punë se i kam do probleme. Nesër kam me udhëtu për Zagreb. Mandej shohim çka ka ndodh e qysh ka ndodh. Pyetjet duhet t’i dërgoni tek zyra për informim në kuadër të QKUK-së”, thotë Paçarada.
E-Diaspora
-
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen Në 81-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit, komuniteti shqiptar dhe Ambasada e Kosovës bënë homazhe... -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg














