Kosova
Palmer: Për SHBA-në, njohja reciproke është zgjidhja e duhur
I dërguari special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në një bashkëbisedim virtual me ambasadorin amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, kanë diskutuar edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Palmer është pyetur gjatë bisedës se a ka biseduar me Vuçiqin për Kosovën dhe si ia ka shpjeguar atij insistimin që marrëveshja Kosovë-Serbi të përfundojë me marrëveshje reciproke.
Diplomati amerikan tha se ka biseduar për Kosovën dhe për ShBA-në njohja reciproke mes dy shteteve do të ishte zgjidhja e duhur që do ta përmbyllte këtë çështje.
“Ne biseduam për Kosovën, absolutisht pozicioni ynë është që nuk ka marrëveshje pa kompromis, në pozicionin tonë kombëtar nuk do ta përdorja fjalën insistim, por do të thosha që për ShBA-në ne besojmë që njohja reciproke do ta vendoste përfundimisht këtë çështje në të shkuarën për të gjithë, kjo nuk do të thotë që ne nuk do të përkrahim marrëveshje të tjera të vogla që çojnë në atë drejtim”, tha Palmer, raportojnë mediat kosovare, transmeton Albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
SwissPass refuzon periudhën shtesë për blerjen e biletës pas nisjes Pasagjerët në Zvicër duhet ta kenë biletën të vlefshme para se treni, autobusi apo tramvaji të... -
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë












