Lajme
Panairi i Librit tërhoqi 63,000 njerëz gjatë pesë ditëve në Gjenevë
Panairi i Librit në Gjenevë, i cili mbylli dyert të dielën pas pesë ditësh aktivitet, tërhoqi më shumë se 63,000 njerëz. Sipas organizatorëve, kjo shifër dëshmon për një “interes të qartë për librin” dhe rëndësinë e formulës së zgjedhur, transmeton albinfo.ch.
Përmes një deklarate për shtyp, thuhet se ky sukses konfirmon “rolin thelbësor” të kësaj mase librash vjetore në Zvicrën frëngjisht-folëse, e cila mbledh së bashku lexues, autorë dhe botues. Sipas tyre, afro 300 ekspozuesit e pranishëm në Palexpo kanë një “vlerësim shumë pozitiv” për ngjarjen.
Edicioni i vitit 2024 vuri në qendër të vëmendjes një treshe yjesh që flasin frëngjisht: autorin e librave komik Léonie Bischoff, autorin e bestsellerit “E vërteta për çështjen Harry Quebert”, Jowl Dicker dhe Elisa Shua Dusapin, romani i të cilës “Winter in Sokcho” do të dalë së shpejti në kinema. Sipas njoftimit, ata patën një gëzim “të dukshëm” në takimin me lexuesit e tyre, shkruan RTS.
Programi kombinoi sesione nënshkrimesh dhe shkëmbime midis shkrimtarëve dhe audiencës së tyre, si dhe takime të organizuara në bashkëpunim me festivalin Lyon Quais du Polar. Gjithashtu u organizuan debate për tema, si gjeopolitika, inteligjenca artificiale, çështjet e grave dhe migrimi.
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor














