Kosova

Panairi më i madh i librit hap dyert në Leipzig, Kosova shpalos librat e saj

Panairi me rreth dy mijë e 500 ekspozues nga më shumë se 40 vende, me mbi tre mijë e 400 pjesëmarrës

 

Mëngjesin e sotëm Kosova ka shpalosur mbi 100 tituj, në panairin më të madh të librit në Leipzing, shkruan albinfo.ch.

Theksohet se Kosova do të prezantohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në Panairin e Leipzigut.

Në shtandin që rrethohet nga ata të rajonit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do t’u bëjë vend botimeve të dy vjetëve të fundit, siç kishte bërë më 2019, kur për herë të parë u ftua për ta përfaqësuar shtetin.

Me rreth dy mijë e 500 ekspozues nga më shumë se 40 vende, me mbi tre mijë e 400 pjesëmarrës, mbi 3 mijë e 600 ngjarje në 550 skena, Panairi i Leipzigut sivjet hap portat të enjten për t’i dhënë fund këtij edicioni të dielën. Është ngjarja, e cila edicionin e parë e mbajti këtu e 391 vjet më parë, në vitin 1632. Më 2021 e më 2022 nuk u mbajt për shkak të pandemisë.

Kosova është pjesë e programit promovues të “Tradukit” dhe të Panairit të Leipzigut, nëpërmjet veprave letrare dhe joletrare, deri te romani grafik, vepra në gjuhën shqipe dhe atyre të përkthyera në gjuhë të tjera. /Al