Maqedonia
Maqedoni: Pandemia, anulimi i dasmave dëmton disa sektorë
Nga Qeveria maqedonase paralajmëruan se është e mundshme hapja e objekteve të hotelerisë kah mesi i majit, por me masa të rrepta të kujdesit
Për shkak të krizës me koronavirusin, të gjitha festimet kryesore janë shtyrë, të tilla si dasma që përfshijnë angazhimin e shumë bizneseve- nga restorante deri në studiot e modës dhe sallonet e ondulimit, që tani po pësojnë humbje të mëdha në Maqedoninë Veriore.
“Këtu bëhet fjalë jo vetëm për shtyrjen e datës së dasmës në restorant, por edhe për shtyrjen e muzikës, studiot e fotografimit, si dhe ato dyqane të artizanaleve që qepin veshjet e dasmave, kostumet me porosi, kompanitë që do të punojnë për dekorim, kompanitë që do të furnizojnë me ushqim etj. Pra, një zinxhir i tërë i ekonomive të vogla ose mikro-ndërmarrjeve që janë në biznesin e shërbimit”, deklaroi Marija Sinadinovska Arsovska – hoteliere, raporton Alsat, përcjell albinfo.ch.
Këto hotelierë e presin lehtësimi e masave për mbrojtje nga virusi korona. Ata kërkojnë që të përfshihen në këtë proces, në mënyrë që të mund të mbahen festimet e tilla. Ata thonë se nuk duan që shëndeti i klientëve të rrezikohet dhe se do të duhet të ndjekin udhëzimet, por duhet të gjendet një model i përshtatshëm për funksionimin e tyre.
“Distanca prej dy metrave për një numër të madh të dasmave mendoj që është e pamundur sepse një pjesë e madhe e mysafirëve janë familjarë, ndoshta familje prej pesë anëtarëve që jeton në një shtëpi kurse në tavolinë duhet të siguroni të paktën dy metra largësi”, shtoi tutje Marija Sinadinovska Arsovska.
Këtë periudhë nuk punojnë as agjencitë për organizimin e dasmave. Në disa prej tyre, janë anuluar rreth 70% të dasmave, sepse pjesa më e madhe e klientëve janë mërgimtarë që tani s’mund të kthehen në shtëpi vetëm për të bërë dasma. Pjesa tjetër e klientëve presin rimëkëmbjen e sektorit.
Nga Qeveria maqedonase paralajmëruan se është e mundshme hapja e objekteve të hotelerisë kah mesi i majit, por me masa të rrepta të kujdesit. Do punohet vetëm me 20% të kapaciteteve dhe me respektimin e distancës fizike prej dy metrave mes mysafirëve. Por, a mund të paramendohet dasma tradicionale në kushte të tilla?
E-Diaspora
-
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 E reja nga Antwerpeni synon të shkëlqejë në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në... -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025















