Lajme
Pandemia dëmton popullistët në Evropë, bie mbështetja për ta
Mbështetja për populistët në Evropë ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të shkuar, tregon një vëzhgim i YouGov, me gjithnjë e më pak njerëz në një varg vendesh që i përkrahin ata.
Një vëzhgim i kryer në rreth 26 mijë njerëz në 25 shtete të ndryshme, treguan një rënie të konsiderueshme të tendencave populliste në 2020. Njohësit e politikës kanë shprehur habi me përmasat e rënies, por thonë se një nga arsyet kryesore mund të jetë pandemia e koronavirusit dhe se mbështetja për popullizmin mund të ringrihet, ndërsa fokusi i krizës do të devijojë më pas drejt ekonomisë.
Ju mund ta mendoni virusin si një vullkan, thotë Mathijs Rooduijn, një sociolog politik në Universitetin e Amsterdamit dhe ekspert i populizmit. “Ai e ka goditur rëndë popullizmin, por mund të lërë pas terren pjellor për të ardhmen”.
Popullizmi, që e përkufizon politikën si një betejë mes njerëzve të thjeshtë dhe elitave të korruptuara, është rritur shpejt si forcë politike, me mbështetjen për partitë populiste në zgjedhjet kombëtare në evropë që u rrit nga 7 për qind në më shumë se 25 për qind në 20 vjetët e fundit. Liderët politikë, kryesisht nga e djathta ekstreme.
Mateo Salvini në Itali, Marine le Pen në Francë, Viktor Orban në Hungari etj., kanë shënuar rritje dhe partitë politike kanë hyrë në qeveri në disa vende evropiane.
Por vëzhgimi i fundit i kryer në korrik dhe gusht doli në përfundimin se në Britani, Danimarkë, Francë, Gjermani, Itali, Poloni, Spanjë e Suedi, gjithnjë e më pak njerëz mbështesin momentalisht popullizmin.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












