Lajme
Pandemia, turizmi në BE shënoi rënie me 61 për qind
Gjatë vitit të kaluar, turizmi ishte ndër sektorët më të prekur nga pandemia COVID-19, për shkak të kufizimeve të udhëtimit, si dhe masave të tjera parandaluese të marra si përgjigje.
Numri i netve të kaluara në institucionet e akomodimit turistik të BE-së ra me 61 për qind midis prillit 2020 dhe marsit 2021 në 1.1 miliard, krahasuar me 12 muajt para pandemisë periudha prill 2019 – mars 2020 me 2.8 miliardë.
Midis shteteve anëtare të BE-së me të dhëna të disponueshme, uljet më të larta u regjistruan në Maltë me 80 për qind dhe Spanjë me 78 për qind, pasuar nga Greqia me 74 për qind, Portugalia me 70 për qind dhe Hungaria me 66 për qind. Në skajin tjetër të shkallës, Holanda dhe Danimarka të dy raportuan rënie prej 36 për qind.
Banorët kaluan 45 për qind më pak net dhe të huajt me 79 për qind.
Midis muajit prill 2020 dhe mars 2021 krahasuar me 12 muajt e mëparshëm, netët e kaluara nga jorezidentët e vendit (mysafirët ndërkombëtarë) ranë me 79 për qind, ndërsa netët e kaluara nga banorët (mysafirët e brendshëm) ranë me 45 për qind.
Gjatë kësaj periudhe, numri i netëve të kaluara nga mysafirët ndërkombëtarë u ul në të gjitha shtetet anëtare të BE-së me të dhëna të disponueshme, me uljet më të mëdha të vërejtura në Spanjë me 90 për qind, Rumani me 89 për qind, Hungari dhe Finlandë me 88 për qind si dhe Çekia me 87 për qind.
Midis vendeve të BE-së, vetëm banorët e Sllovenisë me 25 për qind dhe Maltës me 20 për qind kaluan më shumë net turizmi brenda vendit të tyre krahasuar me 12 muajt e mëparshëm. Sidoqoftë, duke pasur parasysh rëndësinë relativisht të vogël të turizmit të brendshëm në këto vende, kjo rritje nuk mund të kompensojë rënien e shpejtë të turizmit ndërkombëtar. /Scan TV
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal synon rritjen e TVSH-së për financimin e ushtrisë dhe sigurisë Këshilli Federal i Zvicrës ka njoftuar të mërkurën se planifikon të rrisë Tatimin mbi Vlerën e... -
Ka plagosur rëndë të njohurin me pistoletë në Zug – Gjykohet kosovari -
Sanija Ameti dënohet me gjobë pasi qëlloi me armë imazhin e krishterë -
Frangu zviceran forcohet kundrejt dollarit, por Banka Kombëtare Zvicerane nuk ka gjasa të ndërhyjë -
Popullsia në plakje godet kërkesën për prona në disa pjesë të Zvicrës













