Lajme

Pandemia zvogëlon përdorimin e trenit si mjet transporti në Zvicër

Operatori kombëtar hekurudhor i Zvicrës pësoi një humbje prej 325 milionë frangash vitin e kaluar për shkak të pandemisë Covid, përcjell albinfo.ch.

Hekurudhat shtetërore thanë se deri në tri herë më pak klientë përdorën trenat e tyre në vitin 2021, ndërsa njësia e ngarkesave përjetoi një stagnim për sa u përket vëllimeve të transportuara.

“Koronavirusi po shkakton një tendosje të madhe financiare”, tha kompania në një deklaratë për shtyp të martën.

Megjithatë, humbja ishte më e ulët se në vitin 2020, veçanërisht falë masave për uljen e kostove dhe rritjes së mbështetjes nga qeveria.

Kompania tha se synon të stabilizojë situatën e saj financiare afatgjatë dhe të kursejë rreth 6 miliardë franga deri në vitin 2030.

“Duke pasur parasysh avantazhet e hekurudhave për klimën, kompania pret rritje të fortë të kërkesës në terma afatgjatë”, u tha tutje.

U përmend gjithashtu rritja e kënaqësisë së stafit, kënaqësia e lartë e klientëve dhe një rekord i mirë i përpikmërisë. Kompania shtoi se po fokusohet në ofrimin e një “hekurudhe të përpiktë, të besueshme dhe të sigurt” në vitin 2022, pavarësisht disa pengesave në shërbimet rajonale vitin e kaluar, përcjell tutje albinfo.ch.