Sport
Panucci me 4 risi, merr mbrojtësin e Kosovës
Bien në sy disa emra të rinj të ftuar nga Panucci si: Egli Kaja, Kastriot Dermaku, Myrto Uzuni dhe Giaccomo Vrion
Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka shpallur listën e 25 lojtarëve që do të grumbullojë në dy ndeshjet e tetorit.
Shqipëria fillimisht luan miqësore me Jordaninë, të mërkurën, në datë 10 tetor, në “Elbasan Arena”, dhe më pas takimin zyrtar eliminator me Izraelin më 14 tetor, i vlefshëm për raundin e tretë të Grupit C1 për Ligën e Kombeve, përcjell albinfo.ch.
Bien në sy disa emra të rinj të ftuar nga Panucci si: Egli Kaja, Kastriot Dermaku, Myrto Uzuni dhe Giaccomo Vrioni.
Anësori Egli Kaja aktivizohet në radhët e skocezëve të Livingstones, Kastriot Dermaku, që luan në radhët e ekipit të Cosenzas, si dhe dy sulmues, të cilët kanë marrë ftesën e trajnerit Panucci për këto dy ndeshje, ish-sulmuesi i Laçit, Myrto Uzuni, i cili që nga ky sezon luan në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit, si dhe Giaccomo Vrioni, që vjen nga Venezia.
Kujtojmë se Dermaku ishte i ftuar nga Kosova për ndeshjen me Ishujt Faroe, por një ditë para kësaj sfide ishte larguar nga grumbullimi, derisa trajneri Bernard Challandes kishte thënë që kjo kishte të bënte me arsye personale.
E-Diaspora
-
Gjermani
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet me pritje zyrtare në Düsseldorf Pritje solemne në Düsseldorf për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës... -
Zvicër
Nxënësit e LAPSH “Naim Frashëri” Cyrih festojnë 17 Shkurtin -
Pozimi i kryeparlamentarit austriak me Elvana Shalën ngjall zemërimin serb -
Mësuesit nga Zvicra, sërish në udhëtim studimor në Gjilan, Kosovë -
Përparim Avdili: Të tjerët mbrojnë status quo-në, unë përfaqësoj ndryshimin
Jeta në Zvicër
-
Pagat minimale në Gjenevë dhe Neuchâtel mund të mbeten Pagat minimale në kantonet Gjenevë dhe Neuchâtel, të cilat u kërcënuan nga një konflikt me ligjet... -
Zvicër: Kushtetuta duhet të ndryshojë për të ndihmuar policinë -
Dallim i madh në kujdesin shëndetësor në secilën anë të kufirit -
Zvicër: Rezervimi i restoranteve pritet të bëhet me pagesë -
Mësuesit nga Zvicra, sërish në udhëtim studimor në Gjilan, Kosovë














