Futboll
Dermaku, i lumtur për debutimin
Dermaku u aktivizua që nga fillimi, ndërkohë që u zëvendësua në minutën e 75-të
Pas 2 ndeshjeve si titullar me kombëtaren shqiptare, ku bëri paraqitje shumë të mira si me Turqinë, ashtu edhe me Moldavinë, Kastriot Dermaku përfitoi nga dëmtimi i veteranit Bruno Alves për të debutuar në Serie A me fanellën e Parmës.
Në sfidën ndaj Genoas të cilin skuadra emiliane e fitoi me rezultatin e thellë 5-1, Dermaku u aktivizua që nga fillimi ndërkohë që u zëvendësua në minutën e 75-të nga trajneri D’Aversa për shkak të një dëmtimi të lehtë.
Pas ndeshjes Dermaku foli për mediat italiane ku nuk e fshehu kënaqësinë e tij për këtë fitore të rëndësishme.
Debutimi? “Për mua ishte një emocion i jashtëzakonshëm, sepse kam një moshë të caktuar, 27 vjeç. Shokët më kanë ndihmuar shumë. Jam shumë i lumtur, pasi shfrytëzuam çdo mundësi që kishim”.
Zëvendësimi? “Kam pasur dhimbje, mbase isha pak i lodhur, por asgjë, kaq”.
Kombëtarja? “Falënderoj stafin që më dha besim pavarësisht se nuk luajta te Parma. Ata më dhanë minuta në këmbë, duke më bërë të luaja në ndeshje të rëndësishme. Babai im vetëm mësoi që unë po luaja dhe erdhi menjëherë nga Kosova”.
Vazhdimësia? “Ne duhet të punojmë, siç po bëjmë çdo stërvitje. Sa më shpejt të arrijmë te goli, aq më mirë. Stimuli dhe motivimet bëjnë ndryshimin. Tani le të shohim se si trajneri do vendosë të përgatisë ndeshjen kundër Interit. Ne e dimë se do të jetë shumë e vështirë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë











