Lajme
Papa apel çifteve: Bëni fëmijë
Kur vjen fjala te familja, “një shqetësim që më vjen në mend, të paktën këtu në Itali është dimri demografik.” Kështu është shprehur Papa Françesku gjatë lutjes në Sheshin e Shën Pjetrit të dielën.
“Mesa duket shumë çifte po preferojnë të rrinë pa fëmijë ose me një fëmijë. Kjo është tragjedi,” shtoi më tej Ati i Shenjtë.
Ndërsa, në një letër të drejtuar çifteve kudo në botë, Françesku shprehet se pandemia e ka bërë bashkekzistencën më të vështirë ndërsa shtoi se për ta menaxhuar situatën duhet durim.”, tha ai.
“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që të rifitojmë ndërgjegjen për ta kapërcyer këtë dimër demografik që shkon kundër atdheut dhe të ardhmes sonë”, nënvizoi Papa, transmeton abc, përcjell Albinfo.ch.
Koha që njerëzit shpenzojnë me njëri-tjetrin është shtuar për shkak të kufizimeve të imponuara nga pandemia, por Papa shton se kjo është një mundësi unike për të kultivuar dialogun në familje.
“Nuk është e lehtë të jesh bashkë gjithë ditën kur në të njëjtën shtëpi duhet të punosh, të studiosh, dhe të pushosh. Mos e lini veten të kapërcehet nga lodhja, fuqia e dashurisë do t’ju mundësojë të shikoni të tjerët më shumë sesa lodhjen tuaj”.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit












