Lajme
Papa Françesku, thirrje për masa urgjente për të luftuar ndryshimet klimatike
Papa Françesku tha të dielën se vala e fundit e të nxehtit në shumë pjesë të botës dhe përmbytjet në vende si Koreja e Jugut tregojnë se duhen ndërmarrë veprime më urgjente për të luftuar ndryshimet klimatike.
“Ju lutem, përsëris thirrjen drejtuar udhëheqësve botërorë për të bërë diçka më konkrete për të kufizuar çlirimin e gazeve ndotëse”, tha Papa në fund të mesazhit të tij drejtuar besimtarëve në Vatikan.
“Është një sfidë urgjente, nuk mund të lihet pas dore, ka të bëjë me të gjithë. Le të mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët,” shtoi Papa.
Ati i Shenjtë i ka bërë thirrje botës që të heqë dorë shpejt nga lëndët djegëse fosile dhe e ka bërë përparësi mbrojtjen e mjedisit.
Të dielën, ai shprehu solidaritetin me ata që po vuajnë nga kriza klimatike dhe ata që po luftojnë efektet e saj.
Pjesë të jugut të Shteteve të Bashkuara po përballen me një valë të nxehti rekord, ndërsa temperatura ekstreme janë regjistruar edhe në Kinë dhe Evropën Jugore, përfshirë Italinë dhe Greqinë.
Një zjarr që shpërtheu në ishullin grek të Rodosit detyroi mijëra turistë dhe banorë të ishullit të strehoheshin në shkolla dhe stadiume të mbyllura të dielën pasi u evakuuan nga fshatrat bregdetare dhe vendet turistike./VOA
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












