Maqedonia
Papa në Shkup, për shkak të Nënë Terezës
Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i 42-të, të cilin do ta vizitojë Papa Françesku që nga vendosja e tij si kreu i kishës katolike në vitin 2013. Tashmë qyteti i Shkupit i ka bërë të gjitha përgatitjet për ta pritur më 7 maj kreun e kishës katolike.
Papa në prag të vizitës së tij ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, transmeton albinfo.ch.
Ai ka thënë se vizitën ia kushtoi një shenjtore të madhe siç është Nëna Terezë, e cila ka lindur dhe është rritur në qytetin e Shkupit.
“Vizitën time ia kushtoj një shenjtore të madhe, një bije të vendit tuaj, Nënës Terezë, e lindur dhe e rritur në Shkup, e cila me ndihmën e Perëndisë u bë misionare e guximshme e Krishtit në botë, duke u dhënë shpresë dhe dinjitetin të varfërve. Të dashur miq, le të përgatisim takimin tonë me lutje që ky takim të jetë i mbushur me paqe dhe të mira për të gjithë njerëzit tuaj“, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Papës.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana













